Me përfundimin e Lojërave Olimpike në Kinë, mund të shpërthejë lufta në Ukrainë e paralajmëruar nga Rusia, kështu thotë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, raporton Ekonomia Online.
Ibishi, e konsideron tejet shqetësuese situatën në Ukrainë, duke shtuar se do të jetë një luftë e tmerrshme nënkupton një bombardim duke përfshirë kryeqytetin në Ukrainë.
Duke folur për situatën në Ukrainë, Ibishi thotë se fuqitë e mëdha të shteteve të BE-së, u kanë bërë thirrje përfaqësive diplomatike dhe qytetarëve të vet të tërhiqen nga Ukraina, duke thënë se kjo mund të jetë lufta më e përgjakshme që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Situata është kritike dhe pritet vetëm një moment gjatë javës ose pas përfundimit të Lojërave Olimpike sikurse po parashihet të përfundojnë në Kinë. Forcat e armatosura të Rusisë janë të vendosura në tri drejtimet dhe paralajmërimi i zotëri Blinken që do të jetë një luftë e tmerrshme nënkupton një bombardim duke përfshirë kryeqytetin Ukrainas. Paralajmërimi është serioz në kuptimin e asaj se kjo ka të bëjë edhe me çështjet e fuqive të mëdha të shteteve të BE-së që kanë paralajmëruar tërheqjen edhe të personelit tonë të përfaqësive diplomatike dhe qytetarëve të vet së fundit edhe ndalimin e fluturimit për Ukrainë. Ukraina ka ngritur nivelin më të lartë të gatishmërisë për mbrojtje. Situata është serioze dhe krejt është në dorën e një banditi politik Putinit. Kjo mund të jetë serioze edhe për një luftë të përgjakshme dhe të rëndë që nga lufta e dytë botërore”.
Ibishi thotë se në Kosovë duhet të ngritët niveli i sigurisë, duke shtuar se lufta atje mund të ndikojë në ekonomi. Thotë se shumë vende të rajonin e kanë ngritur si shqetësim çështjen e rezervave e sidomos ato ushqimore.
“Edhe këtu duhet të ngritët niveli i gatishmërisë në nivelin e sigurisë. Disa çështje të rajonit kanë ngritur edhe çështje të rezervave të luftës sidomos ato ushqimore që mund të bllokohemi dhe të ndikohet edhe në energji sidomos gazi. Përgjithësisht mendoj që me fillimin e kësaj lufte do të jetë një nivel i përfshirjes indirekte edhe të sigurisë ekonomike e financiare. Ne nuk jemi në atë pjesën që kufizohet me Rusinë por caku është shumë i përqendruar Ukraina”, tha Ibishi.