Njohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, druan se çështja e gjigandit metalurgjik Trepça mund të çojë në tensionim të situatës në veri.
Ibishi në emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën, ka deklaruar se Lista Serbe do të provokojë tensionim të situatës në veri të vendit. Ndërsa e ka vlerësuar si të pritshëm bojkotimin e tyre ndaj institucioneve pas miratimit të Ligjit për Trepçën.
“Dalja e Listës jo po do të sjellë tensione vet çështja e Trepçës. Ata do të zgjedhin mënyra jo vetëm politike, por edhe forma tjera më qëllim ta pengojnë këtë”, ka thënë Ibishi në Fakt Plus.
Ai ka ftuar qeverinë dhe institucionet përkatëse të kenë parasysh këtë dhe të vlerësoj më kohë në mënyre qe ty mos vie deri të tensionimi i situatës.
Ai pret qe edhe Brukseli zyrtar do të jetë më aktiv në këtë drejtim Ibishi e ka përshëndetur idenë për nxjerrjen e një deklaratë të përbashkët në të cilën grupet parlamentare do të zotoheshin se çështja e demarkacionit do të zgjidhet në një fazë të mëvonshme pa tensionim të situatës mes dy vendeve.
Kjo sipas tij, është e mjaftueshme qe në mënyre qe demarkacioni të mos jetë pengesë për liberalizimin vizave. E sa i përket Forcës se Sigurisë se Kosovës, ai ka propozuar qe në mungesë të votave të Listës Serbe të bëhet miratimi i Ligjit për FSK-në.