Ekonomia Online
FUNDIT

Ibra dhe Raiola largohet në fund të sezonit nga Milani

Ibra dhe Raiola largohet në fund të sezonit nga Milani

Zlatan Ibrahimovic do të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e tij aktuale Milan. Në fakt kontrata e suedezit ishte për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Megjithatë suedezi nuk do të vazhdoj kontratën e tij, pasi nuk është i […]

Zlatan Ibrahimovic do të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e tij aktuale Milan.

Në fakt kontrata e suedezit ishte për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Megjithatë suedezi nuk do të vazhdoj kontratën e tij, pasi nuk është i kënaqur me situatën aktuale te Milani.

Agjenti i lojtarit Mino Raiola ka biseduar me Ivan Gazdis nëpërmjet telefonit dhe nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Disa skuadra italiane kanë shprehur interesim për suedezin, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në vendlindje.

Ibrahimovic ka vendosur të rikthehet në Suedi për të luajtur me Hammarbyn, klub ku është bashkëpronar.

Fillimisht agjenti italo-holandez Raiola ishte kundër këtij vendimi, por në fund ai është pajtuar me zgjedhjen e Ibras.

38-vjeçari ka për synim të rikthehet në vendlindjen e tij për të qenë më afër familjes, ndërsa shpreson që ta shpall kampion skuadrën e tij të re Hammarby.

Pas përfundimit të sezonit në Serie A, Ibrahimovic pritet të nënshkruajë me Hammarbyn, klub ku u stërvitë gjatë kësaj kohet ë pandemisë sa ishte në Suedi. 

Të ngjashme