Ibra: Pogba i lirë pas largimit të Mourinho-s

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviq, ka thënë se Paul Pogba tashmë po ndjehet i lirë pas largimit të Jose Mourinho-s nga Old Trafford.

“Janë disa lojtarë që kanë nevojë të jenë të lirë, kanë nevojë që të ndjehen të lirë të bëjnë atë që munden nën dishepullin e trajnerit,” ka thënë Ibrahimoviq për ESPN FC.

“Qartazi, ai i ka taktikat e tij, ai e ka atë, por disa lojtarë shkojnë përtej kufijve të vet, dhe ju keni nevojë që t’i lini të jenë të lirë, dhe mendoj që Paul është njëri nga ta”.

“Paul nuk ndjente vetëbesim nga trajneri, dhe trajneri nuk besonte në të”.

https://youtu.be/duyhPblc-Ro

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme