Liria për fazën e dytë përgatitore para fillimit të sezonit pranveror ka shkuar në Durrës.
Pos stërvitjeve, prizrenasit kanë zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me skuadrën e Laçit, të cilën e kanë humbur me rezultat minimal 1-0.
Arpagjik’ve i është bashkuar edhe futbollisti Ibrahimaa Toungara, i cili luan në pozitën e qendër sulmuesit qendër.
Sipas zyrtarëve të klubit, 19 vjeçari është në fazë testuese dhe së shpejt do të vendoset për të ardhmen e tij.
Theksojmë se futbollisti nga Mali, në sezonën vjeshtore ka qenë pjesë e Flamurtarit të Vlorës.
Ndryshe, Liria pjesën e parë të kampionatit e ka përfunduar në vendin e pestë të renditjes tabelore me 28 pikë.