Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka folur në lidhur me presionet që po i bëhen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin për çështjen e mandatarit.
Ibrahimi në një postim në Facebook ka lavdëruar punën e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se “e ka dëshmuar deri sot se është kredibile, dhe vendimet i merr pa kalkulime politike”.
“Është normale që në çdo kotenst gjyqësor të dy palëve, njëra palë do të mbetet e pakënaqur”.
Reagimi i plotë:
Secila parti politike, në çdo deklarim publik të vetin, e ka potencuar se gjithë veprimtarinë e vet e ka në shërbim të shtetit.
Shërbimi ma i madh ndaj shtetit sot është respektimi i institucioneve që e mbajnë atë shtet në fomën e tij.
Një ndër ato intitucione është padyshim Gjykata Kushtetuese.
Kjo gjykatë e ka dëshmuar deri sot se është kredibile, dhe vendimet i merr pa kalkulime politike. Nga vendimet e saj, në një moment apo tjetër kanë mbetur të pakënaqur secila parti të skenës aktuale politike.
Është normale që në çdo kotenst gjyqësor të dy palëve, njëra palë do të mbetet e pakënaqur.
Por në asnjë menyrë, në asnjë formë, nuk duhet që ta rrënojmë bazamentin e shtetit, vetëm se nuk i shkon për shtati një grupacioni.
Sulmet, ende pa pasur një vendim final që po fillojmë ti shohim ndaj Gjykatës Kushtetuese, nuk i bëjnë nder askuj, dhe na dëmtojnë më së shumti shtetin, të cilit po propagojmë se po I shërbejmë.