Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka vlerësuar se në vend ende është situatë e vështirë si pasojë e COVID-19 dhe hapja sipas tij duhet të ndodhë gradualisht.
Ibrahimi thotë se asociacioni që ai drejton në secilën masë që merret ka prioritet jetën e qytetarit, njofton Klan Kosova.
”Asociacioni i Komunave të Kosovës është anëtar i komunitetit anti-covid”.
”Në rend të parë është shëndeti publik, jeta e qytetarit është mbi të gjitha. Çdo masë që do të merret duhet të ketë prioritet qytetarin dhe jetën e tij”.
”Kryetarët e Komunave edhe më herët edhe sot shprehen gatishmërinë që të shikohet me përpikshmëri çështja e gastronomisë edhe çështja e çerdheve”.
”Sot një takim që do ta ketë Qeveria do të merret vendim dhe komunat do të vendosin se kur do të lejojnë hapjen e çerdheve”.
Ai thotë se është shqyrtuar edhe vendimi që nga e hëna të nis diagnostifikimi i COVID-19 edhe në QKMF-të e komunave të tjera.
”Nga e hëna komunat kanë marrë përgjegjësinë që të bëjnë diagnostifikimin e COVID-19 pa u bërë testi. Ky është rekomandimi është bërë nga IKSHP, dhe do të bëhet në bazë të simptomeve”.
”Nëse shkojmë me këtë trend të rritjes a mendoni që duhet të bëhet hapje? – duhet të gjejmë modalitete”.
”Ne kemi bërë analizën e situatës në terren”.
Kush ka respektuar më shumë masat në sektorin e gastronomisë?
”Restorantet kanë respektuar shumë më shumë sesa këto baret e vogla. Sepse restoranet po kanë hapësirë më të mëdha dhe po e kanë më të lehtë ta bëjnë aranzhimin”.
”Është puna e lokaleve të vogla në kuptimin që ka pasur mbingarkesë të frekuentimit nga klientët. Kemi ardhur tek një konstatim për një hapje graduale”.
”Masat që janë marrë sot nga Qeveria, ishin që hapja të bëhet gradualisht. Sepse me këtë shifër që Kosova është duke ecur, pas dy javësh nuk ka me pasë ku me i shtri pacientët”.