Zlatan Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që ka gjetur rrjetën në Serie A, pasi sulmuesi i Milanit shënoi kundër Bolognas në moshën 40 vjeç e 23 ditë.
Çuditërisht, ishte një ndeshje me shumë ngjarje në Stadio Dall’Ara për suedezin, sepse ai gjithashtu siguroi një asistim për Davide Calabria dhe shënoi një autogol.
Në minutat e fundit, ai vulosi fitoren 4-2 të kuqezinjve ndaj Bolognas me një goditje të mirë me të brendshmen e këmbës së djathtë.
Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që shënon në Serie A me 40 vjeç e 23 ditë mbi supe, përcjell Telegrafi.
Pietro Vierchowod ishte 40 vjeç e 47 ditë, legjendari Silvio Piola e gjeti rrjetën në moshën 40 vjeç e 131 ditë.
Mbajtësi i rekordit mbetet Alessandro Costacurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses.
Ajo ndeshje më 19 maj 2007 ishte e fundit në karrierën e tij në Serie A para daljes në pension.