Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit, i ka mirëpritur thashethemet për një transferim të Oliver Giroud në “San Siro”.
Legjenda e Milanit beson se sulmuesi francez do të rriste skuadrën e Stefano Piolit.
Giroud është në ditët e fundit të kontratës dhe do të jetë lojtar i lirë nga 30 qershori, Ibrahimovic shpreson ta ketë shok skuadre.
“Do të isha i lumtur nëse Olivier Giroud i bashkohet Milanit. Kemi nevojë për lojtar si ai, ai është fitues”, u shpreh Ibra për “Gazzetta dello Sport”.