Federata e Futbollit të Suedisë ka njoftuar se Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi këtë verë, transmeton Gazeta Express.
“Do të jem në Botëror, për të luajtur apo për diçka tjetër, nuk dua të tregoj, pasi më pas do të jem në telashe”, kjo është një ndër deklaratat e Ibrës në mesin e të shumtave se do të marrë pjesë në Botëror, që kishte ngjallur debate të shumta në Suedi.
Kjo e ka shtyrë Federatën që edhe zyrtarisht të njoftojë se ish kapiteni më nuk ka vend në Kombëtare, pavarësisht kontributit të madh në të kaluarën.