Corriere della Sera shkruan se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv me COVID-19.
Pasi u konfirmua pozitiv Leo Duarte, lojtarët e Milanit iu nënshtruan një raundi tjetër të testeve natën e kaluar.
Gazeta italiane zbulon që sulmues Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv.
Trajneri Stefano Pioli duhet të luajë pa Ibrahimovicin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj klubit norvegjez Bodo/Glimt.
Lojtari tani pritet të mungojë edhe në disa ndeshje të Serie A, që ka filluar këtë javë.
Në ndeshjen hapëse Milani fitoi 2-0 ndaj Bolognas me rezultat 2-0 me të dy golat që u shënuan nga Ibra.