Ibrahimovic thotë se Milani duhet të ketë kurajo për të ëndërruar titullin

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic po pret me padurim rikthimin në fushë për të ndihmuar Milanin me paraqitjet e tij, pasi skuadra është duke kaluar formë të mirë dhe po udhëheq Serie A.

Në një intervistë Ibrahimovic i ka dhënë zemër skuadrës se duhet të vazhdojë me këtë ritëm edhe në vitin 2021 dhe pse jo të ëndërrojë objektiva madhor siç është titullin në Serie A.

“Deri ku mund të arrijmë? Duhet ta nisim mirë 2021 dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje si të ishte e fundit. Duhet të kemi besim në çdo kohë dhe në çdo moment”.

“Titulli? Duhet të kemi kurajo për ta ëndërruar”.

“Deri kur do të luaj futboll? Po ju jap atë përgjigje që u kam dhënë të gjithëve, do të vazhdoj përpara deri në momentin që do të jem i aftë të bëj këtë që po bëj sot”, ka thënë Ibrahimovic. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme