Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic, ka rinovuar kontratën deri në qershor të vitit 2022.
Pas rinovimit, ai tha se ua ka dëshmuar të gjithëve se në futboll, mosha s’ka rëndësi.
39-vjeçari do të thotë që do të jetë aktiv dhe pjesë e Milanit edhe pas të 40-tave.
“Do të jetë diçka pozitive, edhe pse dyshuan para se të arrija”, tha Ibra për MilanTV. “ua kam dëshmuar se mosha s’ka aspak rëndësi”.
“Është e gjitha rreth mentalitetit. Gjithmonë tentoj të përmirësohem dhe të jap më të mirën. Dua vetëm të ndihem mirë fizikisht dhe të bëjë gjërat që e di si t’i bëjë”.
Ibrahimovic, që ka vuajtur me dëmtime këtë sezon, ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje dhe po lufton me kohën për të qenë gati për ndeshjen e së hënës me Lazion.