Ibrahimovic vazhdon kontratën me Milanin

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e re me Milanin deri në qershor të vitit 2022, ndërsa raportohet se do të marr 7 milionë euro pagë në sezon.

Kontrata aktuale e 39-vjeçarit do të përfundojë më 30 qershor, por ka negociuar një zgjatje të qëndrimit në “San Siro” edhe pasi t’i mbush 40 vjet.

Ai mbush 40 vjeç më 3 tetor, që i bie në fillim të sezonin 2021-22 të Serie A.

Kjo është hera e dytë që Ibra luan në fanellën e Rossonerëve pas ishte pjesë e tyre edhe në sezonet 2010/11 dhe 2011/12.

Gjatë dy periudhave, Ibrahimovic ka bërë 130 paraqitje për Milanin, duke shënuar 84 gola dhe duke dhënë 32 asistime.

Të ngjashme