Ekonomia Online
FUNDIT

Ibrahimoviq merret vesh me Milanin

Ibrahimoviq merret vesh me Milanin

Sulmuesi suedez do të rikthehet gjatë këtij muaji tek Kuqezinjtë, pas eksperiencës amerikane me Los Angeles Galaxy. 38 vjeçari i refuzoi disa oferta vetëm për t’u transferuar në San Siro Zlatan Ibrahimoviq ka arritur marrëveshje për t’ju ribashkuar Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Telegraph”, përcjell Gazeta Express. 38 vjeçari pritet të […]

Sulmuesi suedez do të rikthehet gjatë këtij muaji tek Kuqezinjtë, pas eksperiencës amerikane me Los Angeles Galaxy. 38 vjeçari i refuzoi disa oferta vetëm për t’u transferuar në San Siro

Zlatan Ibrahimoviq ka arritur marrëveshje për t’ju ribashkuar Milanit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Telegraph”, përcjell Gazeta Express. 38 vjeçari pritet të rikthehet në San Siro në fund të këtij muaji, për të luajtur në Serie A në pjesën e dytë të kampionatit.

Veterani i sulmit i ka refuzuar disa oferta vetëm për t’ju bashkuar Milanit, ku kishte luajtur me sukses vite më parë.

Ish-përfaqësuesi suedez u largua nga Los Angeles Galaxy në fund të nëntorit pasi realizoi 30 gola në sezonin e fundit të kampionatit amerikan.

Rossoneri presin shumë nga Ibrahimoviq pasi po hasin në vështirësi për të shënuar gola këtë sezon.

Të ngjashme