Zlatan Ibrahimoviq e ka zbuluar në një intervistë, ofertën prej 100 milionë dollarë që kishte ardhur nga Kina, por e refuzoi për Los Angeles Galaxyn.
Sulmuesi 36-vjeçar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij.
Ai ka thënë që paraja nuk është gjithçka për të.
“Është e vërtetë. Kisha shumë oferta, njëra prej tyre vinte nga Kina, por refuzova, sepse e ndieja që fati im ishte në Los Angeles”.
“Sfida ime ishte Los Ageles Galaxy dhe isha rëndësishëm këtu. Për këtë arsye zgjodha këtë klub”,
Gazetari e pyeti se si është mundur që ka refuzuar 100 milionë dollar.
“Paratë nuk janë të rëndësishme. Sigurisht që ishte një shumë e madhe, por nuk mjaftonte për atë që unë kërkoja”, deklaroi Ibra.
Suedezi ka filluar të lërë shenjë menjëherë në futbollin amerikan.