Ekonomia Online
FUNDIT

Ibrahimoviq transferohet në Real Madrid?

Ibrahimoviq transferohet në Real Madrid?

Real Madridi po mendon që ta transferojë sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviq, gjatë kësaj vere, shkruan “Diario Gol”. Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Juventusit është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin. Por, thuhet se drejtuesit e Los Blancos frikësohen se me transferimin e suedezit në Santiago Bernabeu mund ta prishin harmoninë […]

Real Madridi po mendon që ta transferojë sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviq, gjatë kësaj vere, shkruan “Diario Gol”.

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Juventusit është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.

Por, thuhet se drejtuesit e Los Blancos frikësohen se me transferimin e suedezit në Santiago Bernabeu mund ta prishin harmoninë brenda skuadrës madrilene.

Ibra, i cili ka oferta edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njeh shumë mirë La Ligën pasi ishte pjesë e Barcelonës në sezonin 2009/2010.

Të ngjashme