Futbollisti i Interit, Mauro Icardi, është i hapur për një transferim te Napoli.
Klubi zikaltër e ka leçitur përfaqësuesin e Argjentinës, dhe ai përfundimisht nuk bën pjesë më planet e trajnerit Antonio Conte i cili nuk e ka marrë me vete në turneun parasezonal në Azi.
Ndërkaq, Icardi tani thuhet ta ketë pranuar situatën e tij aktuale dhe po e konsideron transferimin te napolitanët, ndonëse fillimisht kishte qenë kundër kësaj mundësie.