Sulmuesi argjentinas do të rikthehet përkohësisht në Inter gjatë verës, me mundësi transferimi në Juventus më pas.
Mauro Icardi nuk do ta vazhdojë eksperiencën në Paris Saint-Germain.
Sulmuesi argjentinas është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi tek gjiganti francez.
Mirëpo, futbollisti i Interit ua ka komunikuar drejtuesve të kampionit francez dëshirën për t’u larguar.
Mediat italiane shkruajnë se PSG-ja ishte e gatshme ta blinte përfaqësuesin argjentinas për 65 milionë euro në fillim të eksperiencës së tij franceze.
Por, më pas ish-futbollisti i Sampdorias pati rënie të formës dhe drejtori sportiv Leonardo e ndërroi mendjen.
Tash, Icardi do të rikthehet përkohësisht në Inter e më pas “Nerazzurri” do ta kërkojnë një klub të ri për të.
Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi i rrezikshëm të përfundojë në Juventus.
Së fundmi flitet se edhe Milani është futur në garë për Icardin.