Mauro Icardi ka realizuar një gol në minutën e 95-të, ndërsa Paris Saint-Germaini ka triumfuar 3:2 në shtëpi ndaj St. Etiennet në ndeshjen e xhiros së 33-të të Ligue 1 të Francës, duke e mbajtur kështu hapin në garën për titullin e Francës.
Kylian Mbappe realizoi dy gola për Parisin në minutën e 79-të dhe 87-të nga penalltia, ndërsa për St. Etiennen realizuan Denis Bouanga (78’) dhe Romain Hamouma (90+2’).
Dukej se Parisi do të ndalej në barazim, para se Icardi të shënonte në momentet e fundit golin e fitores.
Pas 33 xhirove PSG-ja zë vendin e dytë në Ligue 1 me 69 pikë, një më pak se Lille që kryeson. Monaco zë vendin e tretë me 65 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Luan sot në udhëtim kundër Bordeauxit. Lyoni është i katërti me 64 pikë, ndërsa sonte është mysafir i Nantesit.