Icardi te Galatasaray, në fillim të javës bëhet zyrtarizimi

Prishtinë | 04 Sht 2022 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi do të largohet nga Paris Saint Germain pas tri viteve qëndrim në kryeqytetin francez.

Sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje totale me kampionin e shumëfishtë të Turqisë, Galatasaray.ADVERTISING

Icardi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të ri të PSG-së, Christophi Galtier dhe largimi ishte i pashmangshëm.

29-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Turqi, ku tanimë ka arritur marrëveshje totale me gjiganti turk Galatasaray.

Icardi do të bashkohet me Galatan si huazim me klubin turk që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një shumë rreth 15 milionë euro.

Mediat franceze dhe ato turke kanë raportuar se zyrtarizimi i Icardit si futbollist i ri i PSG-së pritet në fillim të javës së ardhshme, pasi afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në Turqi është ende i hapur.

Vlen të theksohet se një pjesë të pagës së argjentinasit do të paguhet nga PSG gjatë vitit sa është ai i huauzar te Galatasaray

Të ngjashme