Qendra për Inovacion e Kosovës (ICK) ka ndarë certifikatat për nxënës e profesorë të shkollave “Gjin Gazulli” në Prishtinë dhe “11 Marsi” në Prizren, pas përfundimit të trajnimit në inovacion, raporton EkonomiaOnline
27 mësimdhënës dhe 47 nxënës u certifikuan pas këtij trajnimi.
Në një fjalë rasti, Zv.shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ricardo Serri, tha se zyra e Be-së, është në Kosovë me qëllimin për ti afruar qytetarët tanë sa më afër BE-së.
“Ju keni qenë pjesë e këtij projekti me entuziazëm keni vijuar këtë dhe keni mësuar aftësi të reja dje kjo është ajo që Be dëshiron. Ky është një investim financiar që ne e kemi bërë me qëllim që t’i ngrisim aftësitë e njerëzve këtu. Kjo është një mundësi për ju që të mund të gjeni punë në të ardhmen. Çka po festojmë sot janë arritjet e juaja në përfundimin e këtij trajnimi por edhe arritjet e profesorëve tuaj. Shpresojmë që Be është e ardhmja e Kosovës dhe Kosova është e ardhmja e BE-së. Ne si zyrë e BE-së jemi këtu ti ndihmojmë njerëzit që ti afrohen edhe më shumë Bashkimit Evropian. 5 përqind e ekonomisë Evropiane bazohet në digjitalizim dhe kjo po ndodhë edhe në Kosovë falë edhe ICK-së. Digjitalizimi në përgjithësi po e përmirëson jetën e qytetarëve”, tha Serri.
Drejtori i Qendrës për Inovacion në Kosovë (ICK), Uranik Begu, tha se Ick po mundohet që të punoj ngushtë e afërt me nxënës e profesorë.
“Jemi dëshmitarë që po ndodhë një ndryshim i madh i shoqërisë që ndoshta ne po e humbin kontaktin me rininë për shkak që trendët globale po lëvizin shpejtë pastaj që ne si profesor s’po kemi programe të mjaftueshme me iu ofrua. Në si ICK mundohemi me punua shumë afërt me shkolla e profesorë. Kështu që do t’ju jipja një mesazh “Mos u ndalni së mësuari”, tha Begu.
Projekti ka pasur për qëllim ngritjen e aftësive të nxënësve dhe përgatitjen për tregun e punës.
Nxënësit e certifikuar do t’u mundësohen puna 3 mujore.