Ideatori ia ndërron pamjen “Newbornit”, sjell diçka më festive

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 14:09 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Obelisku i NEWBORN-it sikurse herave të tjera edhe këtë vit ka marrë formë të re.

Sipas ideatorit të obeliskut, Fisnik Ismaili, këtë vit kanë dashur që të bëjnë diçka më ndryshe dhe për nder të 10-vjetorit të pavarësisë kanë dashur që të përçojnë një atmosferë më festive që sipas tij është diçka më ndryshe se viteve të tjera.

Forma e re e obeliskut të NewBorn iu pëlqeu edhe qytetarëve të cilët kishin ardhur nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në aktivitetet të cilat janë duke u shënuar gjatë gjithë ditës me rastin e shënimit të një dekade që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Qytetarët të cilët u intervistuan nga EO thanë që shpresojnë që në të ardhmen të bëhet më shumë për zhvillimin e Kosovës.

Të ngjashme