Ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan, Matoshi zbulon takimin e sllovenëve me ish-kryeministrin Haradinaj

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Halil Matoshi, ish-këshilltar i Ramush Haradinajt sa ishte kryeministër, ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan i është prezantuar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pikërisht nga sllovenët, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


Duke qenë se ishte këshilltar politik, Matoshi thotë se takimi i Haradinajt me sllovenët nuk ka zgjatur më shumë se pesë minuta, teksa thotë se ish shefi i qeverisë e ka ndërprerë takimin.

“Kanë ardhë në zyrën e kryeministrit Haradinaj me idenë e shkëmbimit. A e din sa ka zgjatur takimi”, i drejtohet Matoshi analistit Bekim Kabashi. “Pesë minuta dhe zotri Haradinaj e ka ndërprerë takimin dhe iu ka thënë ditën e mirë, pra ka rënë si opsion”, thotë Matoshi.

Teksa ka folur për këtë dokument, Matoshi mendon se dokumente të tilla shkojnë në interes të Serbisë dhe jo Shqipërisë.

“Duke qenë se ne nuk kemi dokument strategjik, ne biem pre e dokumenteve të të tjerëve. Ky dokument bëhet për interesat e Serbisë, e jo të Shqipërisë e shqiptarëve. Absolut ky dokument iu shkon përshtati atyre”, tha Matoshi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme