Identifikohen qindra lokacione të ekzekutimeve publike në Korenë Veriore

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Një organizatë joqeveritare e Koresë së Jugut tha se ka identifikuar 318 lokacione në Korenë e Veriut që janë përdorur nga qeveria për të kryer ekzekutime publike.

Grupi Punues i Drejtësisë Tranzicionale tha se për raportin e tij intervistoi 610 të dezertuar nga Koreja e Veriut, për rreth katër vjet.

Ai dokumentoi dekada të vrasjeve për shkelje të ndryshme, që varionin nga vjedhja e një lope deri të shikimi i televizionit të Koresë së Jugut.

Ekzekutimet publike u zhvilluan pranë lumenjve, fushave, tregjeve, shkollave dhe terreneve sporteve, tha grupi i të drejtave të njeriut.

“Turma të 1,000 apo më shumë njerëzve do të mblidheshin për t’i parë këto ekzekutime”, thuhet në raportin e publikuar të martën.

Sipas të njëjtit, familjarët e të dënuarve me vdekje, duke përfshirë fëmijët, janë detyruar në disa raste të shikojnë ekzekutimet.

Personi më i ri që ka qenë dëshmitar i një vrasjeje publike ishte shtatë vjeç, thuhet në raport.

Për dekada me radhë, Koreja e Veriut është një nga shoqëritë më sekrete në botë.

Është një nga vendet e pakta që vazhdon të jetë nën sundimin komunist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme