Kim Jong Un shfaqet pas 20 ditë “zhdukjeje”

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Lajmet mbi dyshimet se vdiq, lideri i Koresë Veriore i hodhi poshtë të premten kur u shfaq në publik pas 20 ditësh prej kur u pa për herë të fundit.

Kim Jong Un morri pjesë në përurimin e një fabrike plehrash, e madje dukej mjaft i shëndetshëm, krahas thashethemeve se mos shfaqja e tij në publik mund të kishte si shkas një sëmundje të rëndë.

Krejt këto lajme u zmadhuan edhe më, kur shefi verikorean nuk morri pjesë në kremtimin e ditëlindjes së gjyshit të tij të ndjerë më 15 prill, e që që nga ardhja e Jong Un në pushtet cilësohet si festa më e rëndësishme e shtetit.

Kronikë e gazetares Rina Mujku.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme