Identifikohet sulmuesi në metronë e Shën Petersburgut

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 09:42 | Nga

Sulmi terrorist në metronë e Shën Petersburgut është kryer nga shtetasi i Federatës Ruse me origjinë nga Kirgistani Akbarjan Xhelilov.

Nga agjencia e inteligjencës të ish Kirgistanit thonë se pas sulmit vdekjeprurës në metronë në Shën Petersburg, e cila është kryer të hënën, qëndron shtetasi rus me origjinë kirgistane.

Në shpërthimin e bombës në një tren në metro në qytetin e dytë më të madh rus të hënën jetën humbën 11 vetë dhe u plagosën mbi 40 të tjerë. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit, i cili ndodhi në kohën kur presidenti rus, Vladimir Putin ishte për vizitë në Shën Petersburg, qytetin e tij të lindjes.

Komiteti Shtetëror për Sigurinë Kombëtare të Kirgistanit kanë shtuar se janë duke bashkëpunuar me autoritetet ruse për të ndihmuar në hetime.

Ende është e paqartë nëse sulmi ishte sulm vetëvrasës, ose sumuesi ka arritur të ikë pas sulmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme