Shumë drejtues janë të interesuar në rritjen e bizneseve të tyre nëpërmjet inovacioneve, por në fakt kjo është disi e rrezikshme, sepse shumë përpjekje inovative dështojnë.
Përvoja na tregon se çdo ide inovative, nisma, produkte, transformime kulturore, apo çdo gjë tjetër, ka shumë pak mundësi të jetë e suksesshme në qoftë se nuk shoqërohet me komunikim të zgjuar dhe efikas.
Kur flasim për komunikim kemi parasysh komunikimin brenda skuadrës kryesore, më gjerësisht në të gjithë kompaninë, si dhe me investitorët kryesorë jashtë kompanisë, duke përfshirë këtu dhe kanalet e distribuimit të partnerëve, furnizuesve, gazetarëve, investitorëve dhe sigurisht dhe me klientë potencialë dhe ekzistues, shkruan Ekonomia Online.
Këtu keni tetë hapat që duhet të keni kujdes gjatë inovacioneve.
1. Mos shpenzoni kohë në drejtim të kundërt – Gjëja e parë që duhet të kryeni është që t’ju bëni të qartë punonjësve tuaj qëllimin, përse kjo kompani apo organizatë është krijuar. Inovacionet kërkojnë kohë dhe kosto në para, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm që projektet tuaja të mos shkojnë drejt dështimit. Skuadrat tuaja që merren me inovacione duhet ta kenë të qartë këtë fakt dhe drejtuesit duhet të informojnë punonjësit për inovacionet, rëndësinë dhe përfitimet që ato i sjellin kompanisë.
2. Mos e shpërqendroni vëmendjen – Shpesh kompleksiteti dhe pasiguria e formimit të hapësirave të reja e bën shumë të lehtë humbjen e fokusit. Bëni mendimet tuaja të dukshme në mënyrë që të ndihmoni grupet e punës të qëndrojnë të fokusuar dhe të forcojnë akoma më shumë pikësynimet e tyre. Postoni planet e projekteve dhe objektivat parësore, shfaqni gjetjet e kërkimeve të ndryshme, kështu që çdo gjë mund të vlerësohet nga punonjësit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e kreativitetit dhe vendosmërinë e grupeve të punës.
3. Mos e bëni procesin një mister – Nismat e suksesshme mbështeten nga procese të mirëpërcaktuara, të cilat do të bëhen themeli i suksesit të komunikimit të brendshëm. Megjithese, inovacionet duhet të mbahen sekret, procesi nuk duhet të fshihet. Përhapeni atë në të gjithë kompaninë dhe festoni avancimet e tij. Kjo i ndihmon njërëzit të kuptojnë rëndësinë dhe pasojat e këtij projekti.
4. Mos e kufizoni komunikimin – Që të jenë të suksesshme projektet tuaja, ato duhet të pranohen nga pjesa operative e biznesit. Kjo fazë shpesh dështon, sepse menaxherët e përgjithshëm, burimet njerëzore, marketingu, komunikimi dhe skuadra e shitjeve nuk informohen gjatë procesit. Kryesorja është që duhet komunikuar brenda kompanisë, me qëllim që punonjësit të kenë njohuritë esenciale për projektin dhe të ekzistojë një rrjedhshmëri e informacionit.
5. Mos e lejoni cinizmin të ndërhyjë në proces – Përpiquni të shmangni cinizmin nga grupet e punës. Krijoni histori apo situata ku ju i vini punonjësit tuaj në pozicionin e klientëve, në këtë mënyrë ata mund të provojnë vetë produktin e ri. Këto përqasje do t’i ndihmojnë ata të krijojnë një ide më të qartë për projektin si dhe sa i plotëson ky produkt nevojat e klientëve.
6. Mos i lini idetë që lindin gjatë punës të përfundojnë të pashfrytëzuara – Idetë më të mira lindin jashtë procesit të punës dhe reflektohen në llojet e sjelljeve të njerëzve. Këto njohuri rezultojnë jo vetëm të nevojshme për të dhënë zgjidhje pozitive, por gjithashtu ato bëhen mjetet komunikuese më efektive dhe ndihmojnë në marketing.
7. Mos lini zhargonet të fshehin të vërtetën – Në shumë kompani, grupe funksionimi të ndryshme përdorin gjuhën e tyre. Njihni fuqinë e fjalëve në vënien në linjë të grupeve të punës në mënyrë që të arrihen rezultate pozitive. Nxisni grupin tuaj të zhvillojë një gjuhë të përbashkët dhe të jetë i qartë në përdorimin e terminologjisë që përdoret në kompani.
8. Mos veproni jashtë markës suaj – Duhet të ketë një lidhje të fortë midis nismës tuaj për të rritur fitimet dhe strategjisë së markës tuaj. Këto të dyja duhet të mbështesin dhe informojnë njëra-tjetrën. Sigurohuni që të informoni në mënyrë konstante benefitet dhe atributet e markës tuaj me skuadrat e zhvillimit. Zhvilloni mjet auditi për markën tuaj dhe përdorini ato në fazat e para të procesit.