Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka dënuar ashpër sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, si pasojë e të cilit, kjo komunë dhe ato përreth saj rrezikojnë të mbesin pa ujë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se si komunë, janë të gatshëm për ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që kanë.
Postimi i plotë:
Dënojmë ashpër sulmin terrorist në Komunën e Zubin Potokut, më saktësisht në kanalin e Ibër Lepencit, si pasojë e së cilës komuna jonë dhe komunat përreth rrezikuan të mbesin pa ujë të pijes.
Ftoj organet e rendit që kryesit e këtij akti të vihen para drejtësisë!
Si Komunë e Vushtrrisë, jemi të gatshëm për ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që kemi!
Faleminderit për policinë, zjarrfikësit, punëtorët e ujësjellësit regjional, Ibër Lepencit dhe gjithë të tjerëve për gatishmërinë dhe punën e palodhshme!
Një falënderim i veçantë për Brigadën e Zjarrfikësve të Vushtrrisë, të cilët gjatë gjithë natës kanë bërë bartjen e ujit për termocentralet e KEK-ut.
Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë