Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për projektin “Banimi social adekuat”.
Me këtë memorandum parashihet ndërtimin e projekteve (njësive banesore) të reja për banim social, renovimin e njësive ekzistuese të banimit social dhe rindërtimin apo renovimin e shtëpive private për familjet e cenueshme, shkruan VeriuInfo
Postimi i Ferit Idrizi:
Memorandum mirëkuptimi me MMPHI për projektin “Banimi social adekuat”
Së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, kemi nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Banimi social adekuat”.🤝🏠
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për familjet dhe individët në nevojë, e i cili përfshinë:
▪️Ndërtimin e projekteve (njësive banesore) të reja për banim social
▪️Renovimin e njësive ekzistuese të banimit social
▪️Rindërtimin apo renovimin e shtëpive private për familjet e cenueshme
Realizimi i këtij projekti, është pjesë e përpjekjeve tona për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.