Idrizi nënshkruan marrëveshje rreth 500 mijë euro për arsimin profesional

Prishtinë | 25 Nën 2024 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, të hënën ka nënshkruar marrëveshje në vlerë mbi 490 mijë euro për zhvillimin e arsimit profesional.

Idrizi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se marrëveshja ndërmjet Shkollës “Bahri Haxha”, në konsorcium me tri biznese të lëmisë së teknologjisë ushqimore, do të financohet nga Qeveria Gjermane dhe ajo e Zvicrës.

Postimi i plotë:

Sot është nënshkruar marrëveshja e financimit në vlerën 491,899.00 euro ndërmjet SHMP “Bahri Haxha”, në konsorcium me tri biznese të lëmisë së teknologjisë ushqimore, Molitoria, Be-Comerce dhe Korabi Show, mbështetur nga Fondi Rajonal i Sfidave që financohet nga Qeveria Gjermane dhe e Zvicrës.

Ky projekt sjell:

✅ Renovimin e hapësirave dhe adaptimin e tyre për kuzhinë, laborator dhe restorant
✅ Pajisje moderne për mësimin profesional
✅ Realizimin e moduleve të praktikës profesionale për këto profile dhe realizimin e MVP në biznese

Ky investim shënon një hap të madh drejt avancimit të arsimit profesional në komunën tonë!

Të ngjashme