Idrizi njofton për konkursin e ndarjeve të bursave për studentët e Vushtrrisë

Prishtinë | 19 Mar 2025 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shpallur ndarjen e bursave për studentët e Komunës.

Përmes një postimi në Facebook, Idrizi ka njoftuar se do të ndahen 70 bursa për studentët që studiojnë në Kosovë – 600€,  15 bursa për studentët që studiojnë jashtë vendit, në rajon – 800€ dhe në vendet e BE-së – 1000€

Sipas tij, afati i fundit për aplikim 1 Prill 2025.

Kryetari Idrizi thekson se investimi në arsim është investimi më i vlefshëm për të ardhmen, duke inkurajuar studentët të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi!

Të ngjashme