Idrizi ofron gatishmërinë për të ndihmuar drejtësinë shqiptare

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni nga Kosova ka vazhduar ditën e dytë të vizitës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë.

Anëtarja e KLD-së, Brunilda Kadi, ka falënderuar delegacionin kosovar për këtë vizitë, duke shprehur gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave mes dy këshillave.

Ajo ka njoftuar për procesin e Vettingut qëështë duke vazhduar në Shqipëri dhe reformat e thella që janë duke u bërë.

Ndërkohë, Kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi ka falënderuar për mikpritjen, si dhe ka shprehur vullnetin për të ndihmuar KLD-në në disa fusha.

Fillimisht ka folur për ndihmën që ka ofruar Ministria e Drejtësisë për sistemin gjyqësor, duke rritur buxhetin dhe duke shtuar stafin mbështetës për gjyqtarë.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për disa projekte që janë duke u zbatuar në gjyqësorin e vendit, siç është Programi për Sistemin e Menaxhimit të Lëndëve në mënyrëelektronike (SMIL), projektin e shlyerjes nga evidenca penale, projekte këto që janë të financuar nga Ambsada Danimarkës, përkatësisht Bashkimi Evrpian.

Po ashtu, një çështje me rëndësi ka përmendur edhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë.

NdërsaKryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Gjykatës së tij me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Lezhës, duke premtuar që bashkëpunime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen e gjykatat e tjera të shtetit shqiptar.

Në vizitën dy ditore pjesë e delegacionit kanë qenë anëtarë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjyqtarë nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme