Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është duke diskutuar me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me ngjarjet e fundit të dhunimit të nxënëses nga Drenasi, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se rasti është i ndjeshëm pasi që ka të bëj me një të mitur dhe nuk lejohet që të flitet në detaje për rastin pasi që rasti është në procedura hetimore.
“E kemi përcjell me vëmendje ketë rast, është shqetësues për ne si institucione, ky rast më parë nuk është trajtuar në institucione gjyqësore dhe nuk mund të komentoj për detajet pasi që është rast i ardhshëm dhe në procedura hetimore”, tha Idrizi.
Ai tha se ku rast është i ndjeshëm dhe se ka ndodhur në kohën kur viktima ka qenë e mitur.
“Nuk mund të komentohet për shkak të ndjeshmërisë së rastit sepse viktima në kohën kur ka ndodhur ka qenë e mitur, duhet të jemi të kufizuar dhe vëmendshëm kur deklarohemi dhe shqyrtojmë këto raste”, tha ai, raporton EO.
Idrizi tha se ndërhyrja e këshillit e cenon privatësinë e gjyqtarëve në kryerjen e punës së tyre.
“Gjyqtarët janë të pavarur dhe çdo ndërhyrje nga ana jonë cenon privatësinë e gjymëtarëve”, shtoi ai.