Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, po vazhdon realizimin e njërit nga projektet të synuara gjatë mandatit të tij.
Kreu i Vushtrrisë, përmes disa pamjeve të publikuara në Facebook, ka treguar se realizimi i projektit për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Smrekonicë mbetet një nga prioritetet e tij, raporton Ekonomia Online.
Tashmë është duke u bërë pastrimi dhe zgjerimi i shratit si dhe betonimi dhe murosja e lumit.
Postimi i plotë i kryetarit:
Realizimi i projektit për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Smrekonicë po vazhdon sipas planit dinamik, ku po bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit, si dhe betonimi dhe murosja.