Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se po vijojnë punimet përgjatë shtratit të lumit Podranqa, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Idrizi ka thënë se punimet në këtë lum bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit dhe rregullimi i shtratit të lumit.
I pari i Vushtrrisë theksoi se këto punime do të transformojnë tërësisht pamjen në këtë pjesë të qyteti.