Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, raporton Ekonomia Online. Takimi u zhvillua në objektin e komunës së Vushtrrisë, mëngjesin e së mërkurës. Idrizi dhe Hargreaves diskutuan për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të komunës. Pas këtij takimi, ata kanë vizituar edhe Kalanë e Qytetit, […]
Idrizi pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë për zhvillimin ekonomik në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, raporton Ekonomia Online.
Takimi u zhvillua në objektin e komunës së Vushtrrisë, mëngjesin e së mërkurës.
Idrizi dhe Hargreaves diskutuan për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të komunës.
Pas këtij takimi, ata kanë vizituar edhe Kalanë e Qytetit, përcollën punimet në sheshin “Adem Jashari” dhe punën në fabrikën “Loni Dekor”.













