Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka pritur sot, pas mbarimit të misionit në Kosovë, nënkolonelin John Melendez, zëvendëskomandant i Komandës Regjionale-Lindje, që ka shërbyer në Bondsteel.
Ai ka thënë se në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e KFOR-it Slloven që shërbejnë në Kampin e KFOR-it në Maxhunaj, për të cilët tha se i ka falënderuar për bashkëpunimin e afërt, si dhe kujdesin dhe vizitën e tyre.