Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se sipas planit dinamik punimet janë duke vazhduar në tre fshatra të kësaj komune.
Sipas kryetarit në Akrashticë është duke u bërë shtrirja e rrjetit të kanalizimit-kolektori kryesor, në Liqej është duke u bërë asfaltimi i rrugës “Ramadan Imeri” si dhe në Stanoc i Poshtëm kanë filluar punimet për ndërtimin e trotuarit në rrugën “Sadri Maksuti”.
Njoftimi i plotë:
Sipas planit dinamik, punimet po vazhdojnë:?
?Akrashticë: Shtrirja e rrjetit të kanalizimit-kolektori kryesor;
?Liqej: Asfaltimi i rrugës “Ramadan Imeri”;
?Stanoc i Poshtëm: Fillimi i punimeve për ndërtimin e trotuarit në rrugën “Sadri Maksuti”.