Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se Raporti i Performancës së Komunave të Republikës së Kosovës për vitin 2023 nga MAPL, ka ritheksuar sukseset e kësaj komune në shumë fusha.
Sipas raportit, Komuna e Vushtrrisë, nën drejtimin e kryetarit Idrizi, ka arritur këto rezultate:
“Punët e mira në shërbim të qytetarëve do të vazhdojnë”, ka thënë kryetari Idrizi.
Edhe javën e kaluar një tjetër raport i Institutit GAP ka publikuar raportin për përmbushjen e premtimeve zgjedhore nga fillimi i mandatit deri në fund të muajit qershor 2024, ku Komuna e Vushtrrisë ka arritur sukses të madh në realizimin e tyre.
“Nga 51 premtime 33 janë përmbushur plotësisht, 1 është gjysmë i përmbushur, 9 kanë filluar të realizohen dhe vetëm 8 nuk kanë filluar ende, e që deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve do të realizohen”, kishte thënë Idrizi.