Idrizi shkon për ngushëllime te familja Zymeri në Vushtrri

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shkuar për ngushëllime te familja Zymeri nga fshati Shtitaricë i Vushtrrisë, e cila ka hapur të pamen për 19-vjeçarin Ardit Zymeri, i cili u vra mbrëmë nga i dyshuari Bleon Dibrani.

Familja mbrapa kamerave kanë deklaruar se lamtumira e fundit do t’i jepet sot në varrezat e fshatit Dubofc, në orën 16:30.

Nga familja nuk kanë qenë të gatshëm të prononcohen, pasi siç thanë janë në pritje të informatave zyrtare nga organet kompetente, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme