Idrizi takohet me nxënësin e talentuar, Enis Kasumi: Është shembull i nxënësit të përkushtuar që talentin e tij e shfrytëzon çdo ditë

Prishtinë | 18 Qer 2024 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka uruar suksese nxënësit Enis Kasumi, i cili ka punuar një robot me emrin “Einstein”, ku i njëjti ka funksion në dhënieve e përgjigjeve rreth veprimtarisë dhe jetës së fizikantit, Albert Einstein, raporton Ekonomia Online.

Nxënësi, Enis Kasumi, ka punuar edhe një aplikacion të quajtur “Trilog”, ku përmes tij ka fituar licenca nga Amerika. Gjithashtu, Kasumi ka hapur edhe shumë websajte të ndryshme të cilat rezultojnë të jenë të suksesshme.

“Ishte kënaqësi të bisedoja me Enisin, të cilit do t’i qëndrojmë afër si komunë për të arritur suksese të tjera”, ka thënë ndër tjera Idrizi.

Postimi i plotë:

Ky është roboti i quajtur “Einstein”, e që funksion kryesor ka të jap përgjigje rreth jetës dhe veprimtarisë së Albert Einstein.

Krijuesi i këtij roboti është nxënësi Enis Kasumi, që është shembull i nxënësit të përkushtuar që talentin e tij e shfrytëzon çdo ditë.

Përveç këtij roboti, Enisi ka krijuar edhe aplikacionin “Trilog”, një rrjet social i pajisur me të gjitha Licencat nga Amerika. Gjithashtu, është krijues edhe i shumë ëebsajteve të ndryshme.

Ishte kënaqësi të bisedoja me Enisin, të cilit do t’i qëndrojmë afër si komunë për të arritur suksese të tjera.

Të ngjashme