Idrizi u premton minatorëve se do t’i adresojë kërkesat e tyre

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete e PDK-së, Valdete Idrizi, ka qëndruar në Trepçë për t;i dëgjuar kërkesat e minatorëve.

Idrizi tha se do ta rimëkëmbin Trepçën dhe t’ua ofrojnë trajtimin e dinjitetshëm minatorëve.

Më poshtë statusi i plotë i saj:

Sot hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore për rimëkëmbje. E ku më mirë të fillojmë sesa tek  minatorët e Trepçës në Stan Tërg.

Ata adresuan kërkesat e tyre bazike, të ndryshohet Ligji për Trepçën, pensionimi të bëhet në moshën 55 vjeçe gjithashtu kërkesa e tyre ishin pagat t’i marrin rregullisht dhe jo me vonesa siç po ndodh tani.

Unë si bijë krenare e minatorit do të vazhdoj t’i vizitoj rregullisht dhe do t’i adresoj kërkesat e tyre.

Ata meritojnë kushte më të mira dhe trajtim të dinjitetshëm siç janë edhe vet.

Bashkë do ta #Rimëkëmbim Trepçën dhe krejt Kosovën.

Rimëkëmbje

PDK134

HoxhajKryeministër

ValdeteIdrizi21

May be an image of one or more people and people standing
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme