Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovo, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date për shtetin dhe kombin.
Në mesazhin e tij, ai ka vlerësuar sakrificën e brezave që kontribuuan për lirinë e vendit.
“Sot festojmë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ditën kur sakrifica, guximi dhe vizioni i brezave që luftuan për liri u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës,” ka shkruar kryetari.
Ai ka theksuar se kjo ditë është një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që dhanë kontribut në rrugëtimin drejt shtetësisë.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, nderojmë me përulje dëshmorët e kombit dhe të gjithë ata që kontribuuan për një Kosovë të lirë dhe sovrane,” thuhet në mesazh.
Kryetari ka uruar të gjithë qytetarët për festën shtetërore.
“Gëzuar të gjithë qytetarëve Ditën e Pavarësisë së Kosovës!” ka shtuar ai.