Kryetarini Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot gjatë ditës, ka vizituar disa nga bizneset e prekura nga vërshimet e fundit.
“Pronarët e bizneseve i njoftova se brenda mundësive buxhetore do të jemi afër tyre”, ka thënë Idrizi.
Bizneset ishin falënderuese për intervenimet e shpejta që kemi bërë si komunë për të minimizuar dëmet nga vërshimet, ka shkruar kreu i Komunës në Facebook.