Idrizi viziton shkollat e mesme në Vushtrri: Dëgjuam kërkesat në përmirësimin e kushteve

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 23:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar të mërkuren shkollat e mesme të kësaj komune, me ç’rast ka zhvilluar edhe biseda interaktive me nxënës dhe përfaqësues të shkollave, duke i dëgjuar edhe kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Në Facebook, Idrizi, ka ndarë fotografi nga takimi, teksa ka bërë të ditur se është përuruar edhe biblioteka e re e shkollës në ShMU-1. 

“Vizitat nëpër shkollat e Vushtrrisë i vazhduam edhe sot, për të falënderuar mësimdhënësit dhe menaxhmentin e shkollave për punën e bërë gjatë vitit shkollor”, ka thënë Idrizi.

Postimi i plotë: 

VIZITË SHKOLLAVE TË VUSHTRRISË 

Vizitat nëpër shkollat e Vushtrrisë i vazhduam edhe sot, për të falënderuar mësimdhënësit dhe menaxhmentin e shkollave për punën e bërë gjatë vitit shkollor.

Fillimisht vizituam shkollën e mesme teknike “Lutfi Musiqi”, më pas shkollën e mesme profesionale “Bahri Haxha, për të vazhduar në shkollën SHMU-1, ku edhe përuruam bibliotekën e re të shkollës, një ambient që do ju ofroj nxënësve një hapësirë të përshtatshme për studim dhe zhvillim akademik.  

Nga afër dëgjuam edhe kërkesat e tyre në përmirësimin e kushteve të shkollave, që në qendër kishin ngritjen e cilësisë.

Përfundim të suksesshëm të vitit shkollor!

Të ngjashme