Valdete idrizi, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së sot ka vizituar Bajram Qerkinin, nga shoqata “Zëri i Prindërve” takim ky të cilin Idrizin e ka lënë pa fjalë.
“Sot, vizitova bacën Bajram në shoqatën “Zëri i Prindërve”, dhe si zakonisht pas takimit me te, në ambientin me dëshmitë e krimeve të luftës, mbeta pa fjalë me energjinë e tij dhe vullnetin për të punuar me të gjithë, derisa të gjinden të gjithë të pagjeturit” tha ajo
Postimi i plotë:
Sot, vizitova bacën Bajram në shoqatën “Zëri i Prindërve”, dhe si zakonisht pas takimit me te, në ambientin me dëshmitë e krimeve të luftës, mbeta pa fjalë me energjinë e tij dhe vullnetin për të punuar me të gjithë, derisa të gjinden të gjithë të pagjeturit.
Nuk do mend se nuk do të ketë paqe të qëndrueshme pa ballafaqim me të kaluarën, pa drejtësi për të gjitha krimet e kryera dhe pa zbardhjen e së vërtetës. Viktimat kanë identitet. Edhe kriminelët kanë identitet. Edhe sistemi i shtetit serb që ka kryer krimet ka identitet. prandaj punuar pandalur që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë; qytetarët tanë ta gëzojnë dinjitetin e mohuar!
Liria ka emër!