Kandidatja për kryetar të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka vizituar sot prodhuesit e bulmetit dhe tregtarët e pemëve e perimeve në ditën e tregut në Mitrovicë.
Ajo ju ka premtuar vend me kushte të mira për të tregtuar prodhimet e veta, subvencionimin e prodhimtarisë bujqësore si dhe ruajtjen e prodhimit vendor nga konkurrenca jolojale.
“Sot, bashkëbisedimi me prodhuesit e bulmetit, pemëve e perimeve në ditën e tregut, ishte mjaft interesant. Ata ishin mirë të informuar dhe pritnin ndryshimin. Ndryshimi për ta do të duhej të ishte një vend me kushte të mira për të tregtuar prodhimet e veta, subvencionimin e prodhimtarisë bujqësore si dhe ruajtja e prodhimit vendor nga konkurrenca jolojale”, ka shkruar Idrizi në faqen e saj në Facebook.
“Për këtë por edhe arsyet tjera, ua thashë bashkbiseduesve, do ta bëjmë ndryshimin. Prodhuesi vendor duhet të jetë i motivuar dhe i mbrojtur”.
“Nuk ka rëndësi sasia aktuale e prodhimit të tyre, për mua është e rëndësishme se do të ofroj kushte dhe siguri për prodhimin vendor”, ka theksuar kandidatja e PDK-së.