Iggy Azalea mendon se për gjithë suksesin e saj i detyrohet nënës

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Rep artistja 30-vjeçare, Iggy Azalea, meritat për suksesin e saj ia ka dedikuar së ëmës, për faktin se ia ka dhënë vetëbesimin për t’i ndjekur ambiciet.

Prandaj ylli Australian thotë se planifikon të bëjë të njëjtën gjë edhe me djalin e saj, Onyx.

Azalea e cila e bëri të ditur lajmin e lindjes së djalit në qershor të vitit të kaluar, në një postim të fundit në Twitter ka shkruar: “Arsyeja pse unë i kam arritur të gjitha qëllimet e mia në jetë, është ngase nëna ime gjithmonë më ka përkrahur dhe më ta shtyrë të mos dorëzohem kurrë. Prandaj unë po e bëjë të njëjtën gjë për foshnjën time. Pavarësisht çfarë do të dëshirojë të bëjë në jetë, unë do të jem adhuruesja numër 1 e tij”.

Një nga ndjekësit e reperes u pajtua me deklaratën e saj, duke e pranuar se të pasurit prindër përkrahës në jetë, është shumë e rëndësishme për secilin fëmijë. Dhe duke iu përgjigjur këtij fansi, Iggy, e cila u lind në Australi por u zhvendosur në Amerikë kur ishte vetëm tinejxhere, tregoi se si fëmijë kishte qenë e bulizuar nga të tjerët, por megjithëkëtë është rritur me vetëbesim sepse nëna e saj vazhdimisht i kishte thënë se është e mahnitshme, dhe ajo u kishte besuar më shumë fjalëve të nënës sesa fëmijëve që e ngacmonin.

Ndërkohë, në të kaluarën Iggy Azalea e pati pranuar se nuk ishte përgatitur si duhet, për famën dhe vëzhgimin intensive nga publiku që pasoi me suksesin e hitit të saj të vitit 2014, “Fancy”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme