Mësoni nga dështimet

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 22:20 | Nga

Dështimi është pjesë e jetës, depresionet janë pjesë e mënyrës së jetesës dhe katastrofat janë padyshim pjesë e bizneseve. Ajo vjen me territorin. Askush nuk është bërë tmerrësisht i suksesshëm nëse nuk ka përjetuar disfata.

Por për shumë prej nesh instinkti i parë ku vjen fjala te dështimi është të qenit i turpëruar ose i vënë në siklet. Mbase kjo është mënyra se si na bën dështimi të ndihemi. Ne e trajtojmë dështimin sikur kemi bërë diçka të keqe dhe pasi ndodh të ndihemi të poshtëruar.

Por e vërteta është se dështimi do të ketë gjithmonë një pjesë të madhe të historisë sonë të suksesit, kështu që sa më shpejt ne të rreshtim së turpëruari prej dështimeve tona, aq më mirë do të jetë të mësojmë prej dështimeve tona.

Le të fillojmë të mësojmë rreth mënyrave se si mund ta përdorim dështimin për të na çuar drejt suksesit.

1. Bëni kujdes se si i flisni vetes, sepse jeni po ju që po dëgjoni. Menaxhojeni bisedën me veten ose përndryshe do të ndiheni si njeri pa vlerë. Kjo është në mënyrë kritike e rëndësishme. Kur dështimi “djeg”, lëreni që të djegë për një moment dhe më pas bëni çdo gjë të mundshme për t’i folur vetes pozitivisht dhe për t’iu rikthyer “shinave.” Qëndroni i/e hapur dhe pozitiv/e me veten tuaj.

2. Është më mirë të bëni diçka që nuk është perfekte sesa të rrini pa bërë asgjë, sepse nuk dini ta bëni perfekte. Lloji më i KEQ i dështimit është të MOS ndërmerrni asnjë veprim. Kur ju vendosni të mos bëni asgjë, po rrezikoni të bëni gabimin më të madh, që me sigurinë më të madhe nuk po ju çon askund.

3. Ne jemi produkt i së kaluarës sonë, por nuk duhet t’i lëmë gabimet tona të na përcaktojnë atë që jemi. Vetëm sepse e kaluara nuk ishte ashtu siç e kishit dëshiruar, kjo nuk do të thotë se ajo që ndodhet para jush nuk do jetë më e mirë. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë frikë të flasin rreth dështimeve që kanë pasur, sepse kanë frikë të përcaktohen nga ato.

4. Armiku i suksesit nuk është dështimi, por frika ndaj suksesit. Kur frika të çon në apati dhe pasivitet, mënyra për ta hedhur pas krahëve këtë gjendje është që të përballesh me dështimin sesa ta shmangësh atë. Kur frika e të mos bërit asgjë e tejkalon frikën e të bërit gabim të gjërave, ky është momenti që tregon se më në fund gjërat po lëvizin.

5. Veprimet konsistente krijojnë rezultate konstante. Fuqia nuk vjen nga ajo që mund të bësh ti; stresi vjen nga tejkalimi i gjërave që gjithmonë ke menduar se nuk mund t’i bëjë dot. Kështu që lëre veten “të bjerë në tokë”, por mësoje që “të shkundë pluhurin” dhe në këtë mënyrë do të ngrihesh dhe do të ecësh përpara. Konsistenca është çelësi drejt suksesit.

6. Nuk mund t’ia dalësh i vetëm dhe as nuk duhet në fakt! Ndonjëherë dështimet tona na mbajnë “të ngecur” në rrugët tona të vjetra dhe na duhet mbështetje për të hequr qafe zakonet e këqija. Gjeni një trajner, një mentor, një mik, i cili ju mbështet në përpjekjet tuaja dhe ka eksperiencën që do t’ju ndihmojë për të kapur suksesin.

Dështimi është e vetmja mënyrë për t’u rritur, zhvilluar dhe mësuar, sepse kështu mësojmë të kemi sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme